“Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”, Mateo Borri

0%

Mateo Borri ka ndarë me ndjekësit një fotografi romantike krah partneres së tij, Brikena Selmanit, duke tërhequr vëmendjen me mesazhin e ëmbël që i ka kushtuar asaj. Në fotografinë e publikuar në Instastory, dyshja shfaqet duke u parë në sy, në një moment të afërt dhe plot emocione. Brikena duket elegante me një fustan të zi, ndërsa Mateo ka zgjedhur një këmishë të bardhë.

Mateo/instagram Krahas fotografisë, Mateo ka shkruar një dedikim mjaft romantik për partneren e tij: “Shikimi që më vodhi zemrën, pa thënë asnjë fjalë”. Dedikimi i tij ka marrë vëmendje për mënyrën e ëmbël se si ka shprehur ndjenjat ndaj Brikenës, ndërsa fotografia e çiftit përcjell qartë afërsinë dhe dashurinë mes tyre.

Mateo dhe Brikena u afruan gjatë eksperiencës së tyre në Big Brother VIP Albania dhe tashmë janë prej kohësh në një lidhje, duke vazhduar romancën e tyre edhe jashtë ekranit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi