Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i kanë dhënë fund beqarisë pas rreth një dekade lidhje, por dasma e tyre ishte shumë larg një ceremonie madhështore. Çifti zgjodhi një martesë tepër private, të zhvilluar në rezidencën luksoze të futbollistit pranë Lisbonës, me një numër shumë të kufizuar të ftuarish.
Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat portugeze, ceremonia civile u zhvillua më 11 gusht, rreth orës , në vilën e Ronaldos në zonën ekskluzive Quinta da Marina, në Cascais. Prona, e ndërtuar nga e para nga ‘ylli’ portugez, vlerësohet rreth 30 milionë paundë dhe ndodhet rreth 35 kilometra larg Lisbonës.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është numri i vogël i personave të pranishëm. Në ceremoninë intime ishin vetëm katër dëshmitarë, ndërsa të pranishëm ishin edhe pesë fëmijët e çiftit. Dëshmitarët ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe çifti spanjoll Jose Rodriguez Sangil dhe Monica Goncalez Martinez.
Rodriguez Sangil është përshkruar nga mediet portugeze si një argjendar spanjoll. Familja e Ronaldos mungoi Një tjetër detaj që ka bërë bujë është mungesa e nënës së Ronaldos, Maria Dolores Aveiro, si dhe e vëllait të tij, Hugo, dhe e motrave Elma dhe Katia.
Megjithatë, nëna e futbollistit reagoi me një zemër në postimin e të birit në rrjetet sociale, duke treguar se e ka mbështetur martesën e tij. Në ceremoni ishin pesë fëmijët e çiftit: Cristiano Jr, binjakët Eva Maria dhe Mateo, Alana dhe Bella. Ronaldo dhe Georgina kanë vendosur gjithashtu të mbajnë të ndara pasuritë e tyre para martesës.
Një marrëveshje paramartesore u firmos më 10 gusht, vetëm një ditë përpara ceremonisë. Martesa erdhi saktësisht një vit pasi çifti kishte njoftuar publikisht fejesën. Pas një lidhjeje prej rreth dhjetë vitesh, Ronaldo dhe Georgina zgjodhën kështu ta kurorëzonin historinë e tyre larg kamerave dhe në praninë e vetëm njerëzve më të afërt.
