Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik dhe se ka qenë e gatshme për bashkëpunim, përfshirë edhe bashkëpunimin qeverisës.
Në një konferencë për media, Hamza tha se takimet e zhvilluara deri më tani nuk kanë prodhuar rezultate konkrete, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk ka kërkuar bashkëpunim, por nënshtrim. Deputetët e PDK-së në Kuvend, Hamza deputetëve të LVV-së: I ftoj nga këtu ta konstituojmë Kuvendin “Ne kemi thënë që s’kemi vija të kuqe me ndonjë parti politike.
Nuk i kemi ikur bashkëpunimeve e takimeve, kemi folur edhe për bashkëpunime qeverisëse. Por, nuk kanë qenë takime produktive me rezultat. Kurti nuk do bashkëpunim, partneritet, por nënshtrim”, tha Hamza.
Ai theksoi se, bazuar në zhvillimet e fundit, PDK ka marrë qëndrim zyrtar që të veprojë si parti opozitare, duke premtuar kritika dhe alternativa, por edhe mbështetje për çështjet që i konsideron me interes për vendin.
Hamza e cilësoi situatën aktuale institucionale si serioze, duke përmendur, siç tha ai, suspendimin e rendit kushtetues, mosrespektimin e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe vendimeve të Gjykatës. “Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe deputet, edhe ministër e kryeministër”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka pasur pengesa për konstituimin e institucioneve.
Kreu i PDK-së tha se partia e tij po kërkon që rezultati i zgjedhjeve të respektohet dhe vendi të pajiset me institucione funksionale. “Ne po themi: ejani në përputhje me rezultatin zgjedhor, t’i japim vendit institucione. Bëjeni kryetarin e Kuvendit, qeverinë, zgjidheni presidentin. Tash, pas qëndrimit të fundit të LDK-së, rruga është e hapur, i kanë numrat, i kanë votat”, deklaroi Hamza.
Sipas tij, përgjegjësia për tejkalimin e krizës institucionale tashmë bie mbi Albin Kurtin, i cili, sipas Hamzës, duhet të vendosë nëse do t’i japë vendit institucione funksionale apo do ta mbajë atë në një vakum institucional dhe pa stabilitet politik. I pyetur për takime të tjera me Kurtin ai tha: “Për me bo ftesa pa përmbajtje ne mundemi me bo.
Unw kam pasur takim me tw, edhe me shkresa zyrtare kemi kontaktuar…”, tha ai.
