Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në shoqëri.
Kurti tha se LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve, synon të arrijë marrëveshje me partitë e tjera parlamentare për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja. “Qëndrimi i LVV-së si fituese e zgjedhjeve është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual, me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull” – deklaroi Kurti më gjatë një ngjarje në Vushtrri.
Ai shtoi se presidenti duhet të jetë një personalitet me merita e kontribut, me vlera kombëtare e qytetare, si dhe i dëshmuar në profesion dhe në shoqëri. “Për këtë dëshirojmë të merremi vesh në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja” – tha Kurti. Kurti tha se është pozita e kryetarit të Kuvendit është refuzuar nga LDK duke u konsideruar ceremoniale.
“Unë besoj që është dashur që ta marrin atë pozitë. E ndjeka edhe mbrëmë qëndrimin e deklaratën publike të mikut tim, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha që LDK-ja do të qëndrojë në opozitë. Unë besoj që LDK-ja është dashur të vijë në bashkëqeverisje, ta kemi një marrëveshje politike”- ka thënë Kurti.
Deklarata e Kurtit vjen në një kohë kur partitë politike po përballen me një ngërç rreth institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit.
Një ditë më parë më , k ryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku , ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të heqë dorë nga çdo kërkesë për postet e Qeverisë, Kuvendit dhe presidentit, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike në vend. “Ne nuk do të lejojmë që fati i Republikës të lidhet me kërkesat tona për të marrë përgjegjësi institucionale.
Prandaj, për të çliruar procesin nga çdo alibi, dhe për t’i hapur rrugë zgjidhjes në interes shtetëror të Republikës, LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në Qeveri, nuk duam asnjë ministri, le t’i mbajë LVV të gjitha.
Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit, dhe më e rëndësishmja heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit të Republikës” – tha Abdixhiku pas një takimi të grupit parlamentar të LDK-së. Ndërkohë, deputetë të PDK-së dhe Aleancës më , janë mbledhur në sallë plenare për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, edhe pse Dehari nuk e ka thirrur një gjë të tillë.
Në sallën që kësaj radhe ishte e hapur, nuk janë as të LVV-së, as të LDK-së dhe të partive joshumicë. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nga foltorja e Kuvendit kërkoi që të vazhdojë seanca konstituive. “LVV-ja, Kurti, Haxhiu e Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
Jo një afat të vendosur nga opozita, por nga Kushtetuta”- tha ai. Hamza tha se institucionet po funksionojnë në terren të pasigurt, me shkelje të Kushtetutës, ndërsa përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë në tjetrën. Ai ka thënë se pa e kthyer procesin në binarët kushtetues, Kurti nuk ka kredibilitet të hapë tema të tjera madhore shtetërore.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se Kosova dhe ky Kuvend do duhej të jetë funksional për t’i trajtuar temat veç e veç edhe kërcënimin me rrjedhën e Ibrit sepse sipas tij, nuk ka kush e trajton. “Këta krejt çka po bëjnë është me ikë prej këtij Kuvendit, themelimit të institucioneve. Kjo situatë jo vetëm që nuk është normale, por është duke u futur në vakum institucional, shtetëror.
Nuk do ta lejojmë, e kemi obligim të mos e lejojmë vakumin” – tha Ramadani. Gjithsej në sallë ishin 22 deputetë të zgjedhur të Kuvendit të pakonstituuar që nga 8 gushti po kërkojnë që të vazhdojë seanca konstituive. Të dy këto parti kanë dërguar edhe shkresa zyrtare te Avni Dehari për vazhdimin e saj.
Kallxo.com e ka kontaktuar Deharin në qoftëse do ta thërrasë seancën, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon, derisa në ueb-faqen e Kuvendit nuk është vendosur në kalendar vazhdimi i seancës. Kërkesa e këtyre dy partive, vjen pasi seanca konstituive e Kuvendit ende nuk ka përfunduar, ndonëse janë tejkaluar afatet e përcaktuara për përmbylljen e saj.
Një nga vazhdimet e seancës është mbajtur më 8 gusht, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur një vazhdim tjetër. Të mërkurën, më , deputetë të PDK-së dhe Aleancës u mblodhën në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës dhe respektimin e rendit kushtetues.
Në atë rast, kryesuesi Avni Dehari kishte deklaruar paraprakisht se, pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i seancës do të ishte një “seancë shterpë”. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në aktgjykimin e 26 qershorit 2025, Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.
