Ruben Amorim ka bërë gati një listë me lojtarë që sipas tij nuk duhet të jenë më pjesë e kuqezinjve, duke i kërkuar klubit që t’i shesë. Por jo të gjithë janë dakord me “të padëshiruarit” e trajnerit portugez. Ish-trajneri i njohur i Milanit, Fabio Kapelo, është një prej atyre që mendon se ai po gabon duke mos e bërë pjesë të planeve mbrojtësin Fikajo Tomori.
“Mendova se ai do të ishte i dobishëm për Amorim në një farë mënyre. Të mos harrojmë se anglezi ishte titullar sezonin e kaluar dhe gjithashtu luajti gjatë viteve kur Milani fitoi titullin dhe arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Tomori nuk është mbrojtësi qendror që është i mirë në luajtjen e e topit, gjë që trajneri portugez ndoshta e preferon.
Por duke pasur parasysh formacionin aktual të mbrojtësve në skuadër, do ta kisha menduar me kujdes para se ta lija anglezin të ikte”, t ha ai për “Gazzetta dello Sport”. “Nëse ai më thotë se Milani do të nënshkruajë dikë si Nesta i kohërave të vjetra, atëherë do të ngre duart lart dhe me kënaqësi do ta shoqëroj Tomorin drejt portës (qesh).
Pasi nuk do të doja që ideja e të luajturit shumë të topit të na bënte të humbnim nga shikimi detyrën kryesore të një mbrojtësi, e cila është, siç sugjeron vetë fjala, të mbrojë. Amorim dëshiron të luajë futboll proaktiv dhe ta mbajë mbrojtjen lart, por ka ndeshje ose momente në ndeshje ku absolutisht duhet të dish si të mbrohesh edhe në zonën e 16-metërshit.
Pra, driblimi është në rregull, por ke nevojë për një qendërmbrojtës që është i fortë në zonën e tij”, ishte shpjegimi i Kapelos pse Tomori nuk duhej të largohej nga kuqezinjtë.
