Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe qytetare. Kurti ka thënë se për këtë çështje dëshiron të arrihet një marrëveshje me partitë e tjera politike, me qëllim që të shmangen zgjedhjet e reja.
“Ju e keni parasysh qëndrimi i LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, është që presidenti i ardhshëm të jetë konsensual, me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në popull. Të jetë personalitet që ka merita dhe kontribut, vlera kombëtare e qytetare, por gjithashtu edhe i dëshmuar në profesion e shoqëri”, ka thënë Kurti të premten pas diplomimit të 100 kadetëve të rinj në Shërbimin Korrektues.
Ai shtoi se synimi është që përmes një marrëveshjeje për presidentin të shmanget mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja. “Për këtë dëshirojmë të merremi vesh, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja”, u shpreh Kurti. Edhe Arbëri Si do të jetojmë me një kufi evropian kur të shkojmë në Ulqin? Gjatë ditës së djeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) doli me qëndrim të ri.
Ka thënë se heq dorë nga kërkesa për presidentin dhe për bashkëqeverisje me VV-në, derisa u shpreh e gatshme të diskutojë për një emër konsensual për president. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur të jetë në opozitë dhe të mos përfshihet në negociata, ndërsa Aleanca ka kushtëzuar çdo diskutim me përmbushjen e gjashtë kërkesave të saj.
