Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë drejt Marokut pa vizë për qëndrime afatshkurtra, pas vendimit të autoriteteve marokene për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Ambasada e Mbretërisë së Marokut, e akredituar në Shqipëri me seli në Romë, ka njoftuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vendimin e marrë nga autoritetet kompetente marokene. Sipas Ministrisë, vendimi hyn në fuqi më .
Heqja e vizave vlen për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra, duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve shqiptarë drejt këtij vendi.
