Po shkëmbenin kokainë në rrugë, dy të rinjtë arrestohen në flagrancë

0%

Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të kokainës. Policia ndërhyri në rrugën “Egnatia”, ku një 19-vjeçar u kap duke i dorëzuar një 26-vjeçari një çantë me mbi 200 gramë kokainë. Në total, gjatë operacionit “Momenti” u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe tre telefona celularë.

“Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”. Goditet në flagrancë, një rast i shitblerjes së drogave të forta. Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast. Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

F., 26 vjeç. 19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejsh me”, shkruan Policia.

Burimi: Bota Sot