“Nga britmat te grushtet” – Mekuli ‘godet’ rëndë PDK-në e AAK-në

0%

Gëzim Mekuli ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër sjelljen e disa deputetëve të PDK-së dhe AAK-së. Përmes një postimi në Facebook, Mekuli e dënon dhunën fizike, fyerjet dhe gjuhën denigruese në Kuvend, duke e cilësuar këtë si shenjë të mungesës së kulturës politike dhe qytetarisë, përcjell “Bota sot”.

Ai e lidh përplasjen edhe me zhvillimet e pritshme në sistemin e drejtësisë, duke ngritur akuza të rënda ndaj klasës politike për veprimet dhe abuzimet e pasluftës. Reagimi i plotë “Mund të nxjerrësh një katundar nga katundi, por jo katundin nga katundari.”

Duke parë dhunën fizike, ofendimet, nënçmimet, rrugaçërinë dhe fjalorin e ulët të disa deputetëve të PDK-së dhe AAK-së në Kuvendin e Republikës, më erdhi ndërmend ajo thënie e Dritëro Agollit: “Mund të nxjerrësh një katundar nga katundi, por jo katundin nga katundari.” Të dashur lexues, Problemi nuk është prejardhja nga katundi. Sepse krejt Kosova e Shqipëria është një katund i madh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Problemi është kur mentaliteti i sokaqeve të katundit të shekullit XIX hyn në Kuvend dhe na sillet si politikëbërje. Kur mungojnë argumentet, dalin britmat; kur mungon qytetaria, dalin fyerjet; kur mungon kultura politike, dalin grushtet; … dhe përse kjo dhunë e çartur e PDK-së dhe e AAK-së kundër deputetëve të VV-së, frymës antimafia dhe Kryeministrit Kurti, do të pyesni ju, të dashur lexues?

Përgjigjja është krejt e thjeshtë; Jo për të mbojtur interesin e Kosovës, as pavarësinë e saj teritoriale, as ekonomike, as identitetin shqiptar e as ushtrinë, por për të zhagitur atë ditëlume kur do të filloj punën (përnime) Prokuroria për të gjitha hajnitë, plaçkitjet dhe dallavaret e pasluftës, e deri më sot, pa dallim partie, statusi social, etnie a religjioni.

Konsekuent deri në pikë të fundit; Kuvendi nuk është mejhane, as pazarë ku shitet bylmeti e kafshëria; Deputetja e deputeti që fyen, mësynë fizikisht, kërcënon apo përdor dhunë nuk tregon forcë politike e as edukatë; po tregon varfëri politike, mungesë edukate familjare dhe qytetare.

Dhe kjo është tragjikomedia; disa deputetë e kryatarë partie duan ta udhëheqin Kosovën, por ende nuk dinë ta udhëheqin veten e as ti kontrrollojnë emocionet.

Burimi: Bota Sot