Opozita pret që seanca konstituive të vazhdojë sot, edhe pse ende nuk

0%

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës pritet të qëndrojnë të premten më në Kuvend, me kërkesën që në orën të vazhdojë seanca konstituive e legjislaturës së re. Anipse, sipas asaj që është e bërë e ditur deri tash, kryesuesi Avni Dehari nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre.

Dy partitë opozitare kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën e tyre. kanë publikuar pamje para orës se gjenden në sallën e grupit parlamentar në Kuvend në pritje të seancës. PDK-ja dhe Aleanca e kanë bërë këtë kërkesë edhe përmes shkresave zyrtare të dërguara në Kuvend.

Ato insistojnë se seanca duhet të vazhdojë dhe se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk mund të mbetet i bllokuar. KALLXO.com e ka kontaktuar Deharin në qofftëse do ta thërrasë seancën, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefon, derisa në ueb-faqen e Kuvendit më , nuk është vendosur në kalendar vazhdimi i seancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesa e këtyre dy partive, vjen pasi seanca konstituive e Kuvendit ende nuk ka përfunduar, ndonëse janë tejkaluar afatet e përcaktuara për përmbylljen e saj. Një nga vazhdimet e seancës është mbajtur më 8 gusht, ndërsa prej atëherë nuk është thirrur një vazhdim tjetër.

Të mërkurën, më , deputetë të PDK-së dhe Aleancës u mblodhën në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës dhe respektimin e rendit kushtetues. Në atë rast, kryesuesi Avni Dehari kishte deklaruar paraprakisht se, pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i seancës do të ishte një “seancë shterpë”.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, për takim lidhur me përgatitjen e vazhdimit të seancës konstituive, duke iu referuar edhe afatit prej 48 orësh të përcaktuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Ndërkohë, PDK-ja ka vazhduar edhe të premten më , aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e tij. “Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra: në këtë ndërtesë je uzurpator dhe eja në Kuvend që ta konstituojmë atë”- ka deklaruar PDK-ja.

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, e ka quajtur Kurtin “uzurpator”, duke pretenduar se ai nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të kryeministrit. PDK-ja ka thënë se do ta vazhdojë angazhimin e saj deri në, siç është shprehur, “rikthimin e rendit kushtetues” dhe “fitoren e Republikës”.

Përparim Gruda nga PDK, ka dorëzuar kërkesën në emër të partisë në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari. Kërkesa u dorëzua te Zyra e Sekretarit. “Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”- ka thënë ai më .

Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për poste në Qeveri, Kuvend dhe presidencë, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike. “LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në Qeveri, nuk duam asnjë ministri, le t’i mbajë LVV të gjitha.

Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit, dhe më e rëndësishmja heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit të Republikës”- ka thënë Abdixhiku. Ai ka thënë se më nuk ka arsye për vonesa për konstituim.

“Nga ky moment, askush nuk ka më arsye, as alibi dhe as të drejtë ta vonojë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të republikës. Jemi vonë. Të mos humbim më kohë”- ka thënë ai. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në aktgjykimin e 26 qershorit 2025, Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Burimi: Kallxo