Feronikeli ’74-Gjilani, hap sezonin e ri

0%

Pritjes i erdhi fundi. Emocionet e elitës së futbollit kosovar rikthehen sot me ndeshjen e parë të këtij sezoni mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, ndeshje që do të luhet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit, sfidë kjo që pritet të sjellë një duel interesant.

Sezoni i ri pritet të sjellë rivalitet të madh në Superligën e Kosovës, ndërsa ekipet do të kërkojnë ta nisin kampionatin me rezultate pozitive. Xhiroja e parë vjen me derbin e madh mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën në mbrëmje në ‘Fadil Vokrri’. Ndërsa të shtunën do të zhvillohen dy takime të tjera, ku do të ballafaqohen Drenica-Dukagjini dhe Vushtrria-Malisheva.

Xhiroja e parë do të mbyllet të dielën pasdite, ku krahas derbit Prishtina-Ballkani, do të luhet edhe dueli mes Dritës dhe Llapit, një tjetër ndeshje interesante në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit tonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Orari i xhiros së parë E premte, – Feronikeli ’74 – Gjilani Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas E shtunë, – Drenica – Dukagjini Stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj – Vushtrria – Malisheva Stadiumi me bari sintetik, Hajvali – Kampi i FFK-së E diel, – Drita – Llapi Stadiumi me bari sintetik, Gjilan – Prishtina – Ballkani Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Burimi: Bota Sot