Xhudistët kosovarë përmbyllin kampin stërvitor në Holandë

0%

Kombëtarja e Kosovës në xhudo ka zhvilluar gjatë kësaj jave përgatitjet në Kampin Olimpik Stërvitor në Papendal të Holandës, një prej qendrave më të njohura të sportit elitar në Evropë.

Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, në kamp kanë marrë pjesë xhudistë të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa ekipi kosovar ka zhvilluar përgatitje intensive për garat e ardhshme ndërkombëtare. Kampi në Papendal u ka shërbyer xhudistëve të Kosovës për avancimin e përgatitjes fizike dhe tekniko-taktike.

Fokusi i ekipit është tashmë te vazhdimi i përgatitjeve dhe ndërtimi i formës optimale në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”. Nën drejtimin e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, Kosovën në këtë kamp e kanë përfaqësuar Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Laurinë Gashi, Enise Zijade, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Shpati Zekaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përgatitjet në Holandë janë pjesë e programit të vazhdueshëm të Kombëtares së Kosovës për garat e ardhshme ndërkombëtare dhe objektivin afatgjatë olimpik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com