Për të dalë nga Kosova, pritjet në kufi shkojnë deri në 40 minuta

0%

Po vazhdojnë kolonat dhe pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për të hyrë dhe dalë nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali. Në pikën kufitare në Muçibabë, pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 40 minuta, ndërsa në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta.

Në Hani të Elezit, qytetarët presin mesatarisht nga 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova. Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe variojnë nga 1 deri në 5 minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com