Zjarri përfshin zonën turistike në Halkidiki, evakuohen qindra persona

0%

Mbi 300 persona janë evakuuar me varka nga Siviri në rajonin e Halkidikit, në veri të Greqisë, pasi një zjarr i fuqizuar nga erërat e forta përfshiu shtëpi dhe pyje pranë zonave turistike, raporton Reuters. Turistë dhe banorë u larguan të enjten nga fshatrat e zonës, si në rrugë tokësore ashtu edhe përmes detit.

Në Siviri, njerëzit hipën në gomone dhe varka, ndërsa zjarri përhapej nëpër pyje dhe shtëllunga të mëdha tymi mbuluan qiellin. Zjarri ka përfshirë edhe apartamente pushimi. Sipas Rojës Bregdetare, më shumë se 300 persona janë evakuuar me varka nga Siviri. Në operacion janë përfshirë anije patrullimi, anije zjarrfikëse dhe anije peshkimi.

Reuters raporton se më shumë se 140 zjarrfikës janë angazhuar për të luftuar flakët në të dyja anët e rrugës kryesore nga Siviri drejt Kassandreias. Në operacion janë angazhuar edhe nëntë aeroplanë dhe shtatë helikopterë, ndërsa një zjarrfikës është lënduar dhe qarkullimi është ndërprerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përpjekjet tona janë përqendruar në shuarjen e zjarrit dhe transportimin e sigurt të njerëzve”, ka deklaruar zëdhënësi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Giannis Artopios, për portalin Protothema, sipas Reuters.

Burimi: Bota Sot