Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka

0%

Avokati Arianit Koci ka dhënë detaje të reja lidhur me ndalimin e shtetasit kosovar, Dugagjin Maxhuni, nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci. Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, Koci tha se ndaj Maxhunit janë ngritur pretendime për krime lufte, përkatësisht se kinse si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë pjesë në dëbimin e serbëve nga rajoni.

Megjithatë, avokati tha se këto pretendime nuk qëndrojnë, duke theksuar se Maxhuni nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. “Akuzat ishin ato çka po i bëjnë standarde autoritet serbe, krimet lufte, kinse se ka qenë si pjesëtar i UÇK ka marrë pjesë në dëbim e serbëve prej atij rajoni. Dukagjini nuk ka qenë farë ushtar i UÇK-së.

Madje ai vet ka qenë i dëbuar prej forcave serbe në Shqipëri”, ka deklaruar Koci. Maxhuni, i lindur më dhe nga Beci i Gjakovës, sipas Kocit, fillimisht është ndaluar për verifikim gjatë kalimit të kufirit, ndërsa më pas familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Avokati ka kritikuar institucionet dhe politikën kosovare për mungesën e vëmendjes ndaj rasteve të arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Burimi: Telegrafi