Amir Rrahmani ‘pushton’ mediat italiane pas supergolit me Napolin

0%

Amir Rrahmani ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Napolit ndaj Arisit, duke realizuar një gol spektakolar në miqësoren e fituar 6-2. Kapiteni i Kosovës ishte titullar dhe luajti 70 minuta në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”, ndërsa një ditë pas ndeshjes paraqitja e tij ka marrë vëmendje të veçantë në mediat italiane.

Corriere dello Sport e ka vlerësuar lart mbrojtësin kosovar, duke theksuar rolin e tij prej lideri dhe rëndësinë që mund të ketë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri. “Rrahmani meriton të përmendet veçanërisht. Shënoi nga distanca dhe, mbi të gjitha, pati një paraqitje prej lideri në një moment shumë të vështirë për mbrojtjen”. 🚨⚽| GOAL: WHAT AN AMAZING GOAL BY AMIR RRAHMANI!!!!

Napoli 1-0 Aris Source: @futballcenta pic.twitter.com/eNXuhZ9Vn9 — Napoli Club Nigeria 🇳🇬 🏆 🏆 🏆🏆✨ (@SSCNapoliNGA) August 12, 2026 “Ishte i përqendruar, intensiv, i vëmendshëm në mbulim dhe në ndërtimin e aksioneve”, shkruan mediumi italian. Rrahmani e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të, duke shënuar për 1-0 me një goditje nga distanca.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për Napolin më pas realizuan Scott McTominay, Kevin De Bruyne dhe Lorenzo Lucca, të cilët shënuan nga dy gola secili, duke kompletuar fitoren bindëse 6-2./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi