Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve pranë Romës. Banorët

0%

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh pranë Romës, në Itali, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Momenti kur shpërthimi u pasua nga zjarri është filmuar dhe pamjet kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur pranë fabrikës “Simmel Difesa”, e cila tashmë është pjesë e grupit franko-gjerman KNDS Ammo Italy.

Fabrika merret me prodhimin e municioneve të kalibrave të mesëm dhe të mëdhenj, detonatorëve dhe komponentëve për pajisje mbrojtëse. Banorët pranë zonës kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë që vinte nga ambientet e fabrikës, ndërsa pas tij është parë zjarr. Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta zjarrfikëse, ekipe shpëtimi dhe ambulanca.

Në operacion janë përfshirë edhe helikopterë, ndërsa autoritetet kanë nisur kontrollet në zonën e fabrikës. Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk ka ende të dhëna të plota për dëmet materiale dhe as për shkakun që solli shpërthimin. Autoritetet italiane po verifikojnë rrethanat e incidentit dhe po kontrollojnë nëse ka pasur dëmtime të tjera brenda ambienteve të fabrikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot