Vuçiqi për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Javën e ardhshme formohet

0%

Shpërndaje në: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qysh javën e ardhshme do të formohet grupi i ekspertëve që do ta shqyrtojë ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Vuçiq ka thënë se “ekziston dokumentacion paraprak i projektit që lidhet me një kërkesë të mëhershme për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit”.

Vuçiqi foli të enjten gjatë vizitës në fshatin Veliki Popoviq. “Meqë ra fjala, do t’ju kujtoj, do t’ju jap të dhënat. Do të shihni se këtë e kishte kërkuar dikur Komuna e Novi Pazarit dhe këtë e kishin kërkuar dikur këshilli boshnjak apo ndonjë organizatë e tillë. Kishin kërkuar ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit, ashtu siç edhe kam thënë”, deklaroi Vuçiq.

Ai është pyetur edhe për reagimet, përfshirë edhe nga Brukseli për planet e tij. “Ata me sa duket nisen gjithmonë nga vetja dhe mendojnë se dikush po bën diçka kundër dikujt. Dhe për këtë ekziston një dokumentacion paraprak i projektit, por së shpejti, që javën e ardhshme, do të formohet një grup ekspertësh që do t’i shqyrtojë të gjitha këto dhe do të merret me këtë çështje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 10 gus 2026 Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar për kërcënimin e Vuçiqit që t’i ndërrohet rrjedha Ibrit Është hera e pestë që nga 9 gushti që Vuçiqi e ka shprehur publikisht kërcënimin për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Ibri furnizon me ujë liqenin artificial të Ujmanit, nga i cili furnizohen me ujë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës.

Deklaratat e Vuçiqit kanë nxitur reagime në Kosovë, Shqipëri, Bashkim Evropian dhe në SHBA.

Burimi: Koha