Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin në fshatin Dren të Zubin Potokut në kuadër të trajtimit të informacioneve për armëmbajtje, ku sot, më , është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e tipit “AK-47”. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Erduan Baliqi nga Policia e Kosovës.
“Në fshatin Dren ka vazhduar aksioni i Policisë në kuadër të trajtimit të informacioneve për armatim dhe sot më prapë është gjetur armatim. Është gjetur një armë e gjatë ‘AK-47’. Detaje të tjera në këtë fazë nuk mund të ndajmë për shkak se kjo është pjesë e hetimeve” – tha Baliqi.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat është gjetur arma, ndërsa ka bërë të ditur se rasti është pjesë e hetimeve. Siç mëson KALLXO.com, arma është gjetur në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetari i nacionalitetit serb, i cili ka pretenduar se gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij më është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Inspektorati i Policisë së Kosovës ka nisur një hetim në lidhje me këto pretendime, teksa Policia e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni se gjatë bastisjeve në Dren është përdorur dhunë. Ndërkohë, Nenad Rashkoviq, pas qëndrimit në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, është nisur për trajtim në Beograd.
Aksioni në Dren është zhvilluar në kuadër të veprimeve policore për trajtimin e informacioneve që lidhen me posedimin e armatimit. Policia e Kosovës edhe dje, më , gjeti armatim dhe uniforma ushtarake në këtë zonë.
