Rrëzohet helikopteri ushtarak në Teksas, humbin jetën dy persona

0%

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident me një helikopter ushtarak në Teksasin qendror, kanë konfirmuar zyrtarët. Të dy viktimat janë shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes, pasi policia iu përgjigj një thirrjeje emergjente rreth orës sipas kohës lokale, për një helikopter të rrëzuar në një zonë fushore në jug të fshatit Salado.

Bëhet fjalë për një helikopter sulmues AH-64 Apache, me bazë në Fort Hood, një bazë e madhe e ushtrisë amerikane, kanë bërë të ditur autoritetet ushtarake, raporton BBC – transmeton Sinjali.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, zyrtarët gjetën rrënojat e helikopterit, si dhe një zjarr të madh që po “dilte shumë shpejt jashtë kontrollit”, tha Cliff Coleman, zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Bell. Ushtria amerikane ka njoftuar se hetimet për incidentin janë duke vazhduar, ndërsa ekipet emergjente janë angazhuar në operacionet e reagimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Prioriteti ynë i menjëhershëm është sigurimi i vendit të ngjarjes dhe mbështetja e përpjekjeve fillestare të reagimit”, tha gjeneral brigade Ethan Diven, komandanti në detyrë i Divizionit të Parë të Kalorësisë.

“Mendimet tona janë me ekuipazhin dhe familjet e tyre, ndërsa presim informacione të mëtejshme.” AH-64 Apache është një helikopter sulmues me dy motorë dhe katër helika, i projektuar për kryerjen e misioneve të ndryshme, përfshirë zbulimin e armatosur, luftimin në distancë të afërt, goditjet e lëvizshme dhe manovrat vertikale, sipas Ushtrisë amerikane.

Helikopteri ka kapacitet për dy pjesëtarë të ushtrisë – pilotin në kabinën e pasme dhe bashkëpilot-gjuajtësin në pozicionin e përparmë, sipas ushtrisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com