Policia e Kosovës ndan mbi 45 mijë euro për renovimin e qendrave të

0%

Policia e Kosovës ka dhënë një kontratë në vlerë prej 45 mijë e 257.20 eurosh për renovimin e qendrave të ndalimit në kuadër të stacioneve policore në Regjionin e Gjakovës.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, aktiviteti i prokurimit “Renovimi i qendrave të ndalimit në kuadër të stacioneve policore” kishte vlerë të parashikuar prej 114 mijë e 134.98 eurosh dhe është zhvilluar përmes procedurës së hapur, me kriter çmimin më të ulët.

Për këtë pjesë të tenderit kanë konkurruar dy operatorë ekonomikë, ndërsa punimet do të realizohen në qendrat e ndalimit sipas paramasës së përcaktuar nga Autoriteti Kontraktues. Në kuadër të këtij aktiviteti të prokurimit janë përfshirë edhe stacionet policore në regjionet e Prizrenit, Pejës dhe Prishtinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për këto regjione pritet që aktivitetet përkatëse të prokurimit të përmbyllen në ditët në vijim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com