Shpërthim në portin më të madh në Evropë, raportohet për viktima

0%

Një shpërthim në portin e Roterdamit në Holandë ka vrarë një person dhe ka plagosur disa të tjerë, njoftoi zëdhënësi i policisë së Roterdamit. Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet dhe po hetohet. Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi në rrugën Moezelweg rreth orës dhe se vendi i ngjarjes është rrethuar.

Ndërkohë, kompania Gunvor Energy, e cila në të njëjtën zonë menaxhon rezervuarë për ruajtjen e derivateve të naftës, raportoi një incident të veçantë gjatë punimeve të mirëmbajtjes, ku disa persona u plagosën të enjten në mëngjes. Mediat lokale raportuan gjithashtu për disa ndërprerje të energjisë elektrike në portin e Roterdamit, shkruan reuters .

Shërbimet e sigurisë dhe policia po hetojnë nëse ekziston ndonjë lidhje mes ndërprerjeve të energjisë dhe shpërthimit. Porti i Roterdamit është porti më i madh në Evropë dhe përfshin një rafineri nafte dhe disa objekte petrokimike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi