Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, kërkoi takim me kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs, Avni Dehari, lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e vazhdimit të seancës konstituive. “Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z.
Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër. Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën , në ambientet e Kuvendit.
Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit. Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit” , shkroi Tahir në Facebook.
