Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, kërkoi nga Prokuroria që të gjejë shkeljet ligjore dhe keqpërdorimin e buxhetit nga deputetët, të cilët po ushtrojnë detyrën edhe të ministrave në detyrë. Zemaj tha se duhet marrë masa ndaj individëve që mbajnë këto dy pozita.
Zemaj: Prokuroria duhet ta bëjë punën e vet se ku janë shkeljet ligjore “Ne e kemi një kallëzim penal, ai është aktiv, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se çka ka pasur tutje, kjo është e përsëritshme. Është edhe vendimi i Gjykatës Supreme që e ndalon ushtrimin e dy detyrave: deputet dhe ministër. Ne nuk kemi përgjigje tjetër.
Prokuroria duhet ta bëjë punën e vet dhe hetuesia ta shohë se ku janë shkeljet ligjore, ku është keqpërdorimi i buxhetit dhe të marrë masa ndaj individëve që ndajnë këto dy pozit a”, tha Zemaj. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka ftuar në takim grupin parlamentar nga ora për të diskutuar rreth ngërçit politik.
