“Për konsum të brendshëm”, Vuçiq vazhdon me deklaratat për Ibrin

0%

Ani pse Serbia po shkon drejt zgjedhjeve të reja, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vazhdon të merret me reagimet që kanë ardhur nga Kosova, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me deklaratat e tij për lumin Ibër.

Vuçiq edhe të enjten ka folur për kritikat ndaj tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, duke pretenduar se një ide e tillë ishte kërkuar më herët edhe nga Komuna e Novi Pazarit dhe organizata të caktuara nga ky qytet Duke folur gjatë një vizite në fshatin Veliki Popoviq, në komunën e Despotovacit, Vuçiq tha se kërkesa lidhej me ndërtimin e një hidrocentrali të vogël pranë Ribariqit dhe se për këtë çështje kishte ekzistuar edhe dokumentacion paraprak i projektit shkruan Danas. ​SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin Ai njoftoi se javën e ardhshme do të formohet një grup ekspertësh, i cili do ta shqyrtojë këtë çështje.

“Ata që reagojnë negativisht, me sa duket nisen nga vetja dhe mendojnë se dikush po bën diçka kundër dikujt”, tha Vuçiq, raporton Telegrafi. Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb Presidenti serb foli edhe për rastin e Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren i Zubin Potokut, i cili ka pretenduar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës i ka mohuar këto pretendime.

Burimi: Telegrafi