Xhudistët dhe xhudistet përgatiten në Holandë nën drejtimin e

0%

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, më përkushtim po përgatitë xhudistët dhe xhudiatet për sfidat e mëdha. Ecuria e Kampit Olimpik ka shkuar sipas planit. “Gjatë kësaj jave është mbajtur Kampi Olimpik stërvitor në Papendal të Holandës, një nga qendrat më të njohura të sportit elitar, ku janë mbledhur xhudistët më të mirë nga e gjithë bota.

Në mesin e tyre ka qenë edhe ekipi i Kosovës, duke vazhduar përgatitjet intensive për garat e ardhshme ndërkombëtare. Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, Kosovën në këtë kamp e përfaqësuan: Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi, Erza Muminoviq, Laurinë Gashi, Enise Zijade, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Shpati Zekaj.

I urojmë xhudistëve tanë shumë suksese në vazhdimin e përgatitjeve të tyre për garat e ardhshme dhe drejt Lojërave Olimpike LA 2028”, t huhet nga Federata e Xhudos e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot