Rei Manaj mund të ndryshojë sërish skuadër në futbollin turk. Sulmuesi shqiptar është në bisedime me Bursasporin, klub që në sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë turke dhe që ka vendosur objektiva të rëndësishëm pas rikthimit në këtë kategori.
Sipas raportimeve të publikuara në Turqi, negociatat mes palëve kanë avancuar dhe një marrëveshje mund të arrihet nëse palët gjejnë dakordësinë për detajet e fundit.
Interesi i Bursasporit vjen në një periudhë kur Manaj është sërish në qendër të merkatos. 29-vjeçari ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës në kampionate të ndryshme europiane, ndërsa në Turqi ka krijuar një eksperiencë të konsiderueshme me Sivasporin.
Pas një periudhe të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u rikthye te klubi turk në fillim të vitit 2026, por më pas u largua sërish. Në rast të një marrëveshjeje me Bursasporin, Manaj do të vazhdonte karrierën në Turqi, këtë herë në një skuadër që synon të luftojë për objektivat e saj në elitën e dytë të futbollit turk.
Ndërkohë, emri i tij është përmendur edhe në analizat e ish-trajnerit të Sivasporit, Mehmet Altëparmak, i cili ka vlerësuar rëndësinë e sulmuesit për skuadrën dhe kampionatin.
