Një rrëshqitje e madhe dheu ka goditur fshatin e largët Thawang, në distriktin Rolpa të Nepalit, duke shkaktuar të paktën pesë viktima dhe duke lënë tetë persona të zhdukur. Dhjetëra banesa dhe struktura të tjera janë dëmtuar, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në zonën e vështirë malore.
Rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës të mërkurën dhe rrënoi 11 shtëpi dhe kasolle për bagëtitë në një zonë me terren të pjerrët. Kryetari i Bashkisë Rurale Thawang, Rishi Keshav Budha Magar, tha se banorët kanë gjetur trupat e pesë prej 15 personave që rezultuan të zhdukur pas rrëshqitjes. Dy persona të tjerë janë plagosur, ndërsa tetë vijojnë të jenë të zhdukur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po zhvillohen nga Forca e Policisë së Armatosur dhe Policia e Nepalit. Për shkak të mungesës së lidhjes së mirë rrugore me zonën e prekur, mjetet e rënda të dërguara për operacionin nuk kanë mundur të mbërrijnë në vendngjarje.
Autoritetet lokale dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonë në këmbë për të vijuar kërkimet dhe për të ndihmuar banorët e prekur.
