Xavi prezantohet te Holanda

0%

Xavi Hernandez është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Holandës. Trajneri spanjoll, ish-legjendë e Barcelonës, arriti një akord me Federatën e Holandës për një kontratë deri në vitin 2030, kur luhet Botërori i ardhshëm.

“Duke qenë se jam rritur në sektorin e të rinjve të Barcelonës, me influencën e fortë të figurave si Johan Cruyff dhe Rinus Michels, jam bir i futbollit holandez”, – ka thënë Xavi për faqen e Federatës holandeze.

“Edhe trajnerë të tjerë të mëdhenj, në veçanti Louis van Gaal, me të cilin ka debutuar te Barcelona, dhe Frank Rijkaard, kanë pasur një rol të rëndësishëm për mua, si futbollist dhe si trajner”, – ka shtuar spanjolli në fjalën e tij të prezantimit në krye të “Tulipanëve”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot