Russell Westbrook tërhiqet nga basketbolli i luajtur. Mbajtësi i rekordit të “triple doppie” (tre elementë dyshifrorë), 209 në karrierë, e ka njoftuar tërheqjen me një video në rrjetet sociale. “Ndonjëherë as nuk e kupton se ke shkuar deri në fund”, – shkruan lojtari më i mirë i ligës amerikane në vitin 2017, që i shkoi afër titullit në pjesën e parë të karrierës.
Ylli i Oklahoma City Thunder, bashkë me Kevin Durant dhe James Harden, shkoi në finalet, që u fituan më pas nga Miami Heat i LeBron James, Dwyane Wade dhe Chris Bosh. Nëntë herë pjesë e All Star, Westbrook ka qenë për dy sezone pikëshënuesi më i mirë i NBA-së, si dhe tri herë asistuesi më i mirë. Westbrook e mbylli karrierën me fanellën e Sacramento Kings.
