Velipoja.V triumfon në finale ndaj KF Shkodrës dhe ngre trofeun

0%

Ekipi “Velipoja.V” është shpallur fitues i turneut “Beach Soccer Velipoja 2026”, një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Në finalen e turneut, “Velipoja.V” triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj KF Shkodrës, në një përballje të luftuar dhe me ritëm të lartë.

Golat që i dhanë trofeun skuadrës fituese u shënuan nga Elis Dervishi dhe Vildan Kaçubela. Turneu zhvilloi aktivitetin përgjatë tre ditëve, me pjesëmarrjen e 8 ekipeve të ndara në dy grupe. Pas ndeshjeve të fazës së grupeve dhe gjysmëfinaleve, “Velipoja.V” dhe KF Shkodra siguruan një vend në finalen e madhe, ku në fund ishte skuadra vendase ajo që festoi trofeun.

Në përfundim të aktivitetit u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve për ekipin fitues. Trofeun e dorëzoi Alban Hasani, Specialist i Zyrës së Sportit pranë Bashkisë Shkodër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Beach Soccer Velipoja 2026” vjen si një tjetër aktivitet që promovon futbollin dhe sportin në komunitet, duke krijuar mundësi për përfshirjen e ekipeve dhe sportdashësve në aktivitete sportive gjatë sezonit veror.

Burimi: Bota Sot