Drita do të mundohet ta sigurojë fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës sonte. Kampionia e Kosovës javën e kaluar e bëri një hap të madh drejt kualifikimit në këtë fazë. Bardhekaltrit e mposhtën ekipin Tre Fiori në udhëtim me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues.
Kështu, gjilanasit do ta kërkojnë konfirmimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet sonte për t’iu afruar edhe më shumë fazës së ligës në këtë garë. Në lojën e parë, gjilanasit i siguruan golat vetëm në pjesën e dytë, ku ishin të jashtëzakonshëm në “San Marino Stadium Serravalle” të San Marinos.
Besnik Krasniqi i kishte shënuar dy gola për ekipin e Visar Sermaxhajt në minutat e fundit, ndërsa nga një e kishin shtuar Raddy Ovouka dhe Blerim Krasniqi. Drita është e vetmja skuadër kosovare e mbetur ende në lojë në garat evropiane. Gjilanasit synojnë ta prekin fazën e ligës në Ligën e Konferencës, njëjtë si vitin e kaluar dhe të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.
Ndeshja mes Dritës dhe Tre Fiori do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora .
