Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në

0%

Një defekt në linjën e tensionit 20 kV, që furnizon me energji stacionin e pompave në Fushë Milot, ka shkaktuar probleme të përkohshme me furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit. Për shkak të defektit, stacioni i pompave qëndroi jashtë funksionit nga ora e mbrëmjes së djeshme deri në orën të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit të ujësjellësit të Durrësit shkak i defektit kanë qenë erërat e forta. Probleme me furnizimin me ujë pritet të ketë në fshatrat Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull. Pas punës gjatë gjithë natës, defekti u riparua në orën dhe stacioni i pompave rinisi punën. Ujësjellësi i Durrësit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e përkohshme. /A2CNN

Burimi: Telegrafi