Futbolli shqiptar mori një lajm të hidhur sot më 12 gusht, teksa u mësua se ka ndërruar jetë ish-futbollisti vlonjat Agim Bubeqi. Ish-sulmuesi i njohur i viteve 80-ta, pjesë e Flamurtarit që shkroi historinë në arenën ndërkombëtare, është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë.
Sokol Kushta, si futbollist tronditi Beogradin më 30 shtator kur shënoi golin e nokautit ndaj Partizanit. Goli i tij vendosi kualifikimin e Flamurtarit të Vlorës dhe eliminoi Partizanin nga Kupa UEFA. Në Vlorë Flamurtari fitoi me rezultat 2:0 dhe në Beograd mposhtet me 2:1. Kushta reagoi me postim prekës për ish-shokun e skuadrës te Flamurtari.
Bubeqi dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh. “Pas ardhjes nga Partizani ti u bëre kolegu im më i mirë dhe qendërsulmuesi më i mirë që kam luajtur te Flamurtari. Ti i ke dhënë shumë dhe ke fituar shumë tituj për atë fanellë, dhe si shpërblim more shpërfillje dhe mosrespekt për çfarë dhe. Ishe një profesionist dhe djalë i shkolluar, por jeta të dirigjoi keq.
Ngushëllimi im për familjen, gjithmonë do kujtoj si një futbollist dhe djalë model. I paharruar do ngelesh, Bube… ”, ka shkruar Kushta.
