Dodaj shkon në Poloni

0%

Kevin Dodaj do të largohet nga CSKA Sofja! Ish-sulmuesi i Vllaznisë është shitur në Poloni. Lechia Gdansk në kategorinë e dytë polake ka përfituar shërbimet e Dodajt. Për shërbimet e tij janë paguar 650 mijë euro në total, ndërsa vetë Vllaznia që kishte ruajtur përqindje kartoni përfiton 97 mijë e 500 euro nga kjo shumë.

CSKA del e fituar nga marrëveshja, pasi më parë paguante 450 mijë euro. Dodaj nuk ia doli të merrte hapësira te klubi bullgar ku u transferua në verën e kaluar. Investimi është mjaft i papritur nga Lechia Gdansk. Kjo pasi këto të fundit ishin në krizë, prandaj edhe Bujar Pllana vendosi të largohet pas rënies nga kategoria.

Burimi: Bota Sot