Tori Spelling ka rrëfyer se pjesëmarrja në filmin “Evil Alien Conquerors” të vitit 2003 ishte përvoja më e keqe e xhirimeve në karrierën e saj. Aktorja pretendon se regjisori Chris Matheson e kritikonte vazhdimisht dhe e vinte në siklet para gjithë ekipit.
Spelling, e njohur për rolin e Donna Martin në serialin “Beverly Hills, 90210”, shpresonte se kjo komedi fantastiko-shkencore do t’i hapte rrugën drejt roleve komike. Tori Spelling Megjithatë, sipas saj, që nga dita e parë në xhirime, regjisori kishte vërejtje për pothuajse çdo gjë që ajo bënte apo thoshte.
Aktorja tregoi se Matheson i kërkonte vazhdimisht ta ndryshonte mënyrën e interpretimit dhe, pas çdo xhirimi, e thërriste para gjithë ekipit për t’i bërë vërejtje. Sipas saj, kjo situatë e bënte të ndihej e frikësuar dhe e pasigurt. Spelling tha se përpiqej ta përballonte situatën duke e kthyer në shaka, madje arriti në përfundimin se regjisori ‘thjesht e urrente’.
Ajo tregoi se një ditë i kërkoi edhe ta largonin nga filmi dhe të gjenin një aktore tjetër, pasi ndihej e dekurajuar çdo ditë që shkonte në xhirime.
