Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Vushtrri: Vetura iu vërsul dhe e

0%

Detaje të reja janë zbardhur nga një aksion i Njësisë së Antidrogës në Pestovë të Vushtrrisë, ku një zyrtar policor është goditur nga një veturë gjatë përpjekjes për ta ndaluar atë, ndërsa në një moment polici ka përdorur a*mën e tij, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës , gjatë një operacioni të Antidrogës, ku në asistim ishin angazhuar edhe zyrtarë të Stacionit Policor në Vushtrri. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në këtë rast janë arrestuar Leotrim Behrami , 25 vjeçar, Luki Sahiti , 52 vjeçar dhe Flamur Sahiti , 34 vjeçar.

Sipas informacioneve të rastit, gjatë aksionit është identifikuar një veturë në lëvizje si e dyshimtë. Kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë, drejtuesi i saj dyshohet se i është vërsulur njërit prej policëve dhe e ka goditur me veturë. Në ato momente, sipas burimeve, zyrtari i goditur ka shtënë me a*më në vetëmbrojtje, por nga të shtënat nuk është goditur askush.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Polici i lënduar ka marrë trajtim mjekësor. Vetura më pas është ndaluar, ndërsa Njësia e Antidrogës ka arrestuar tre personat e dyshuar. Në mesin e tyre është edhe Leotrim Behrami, i cili figuron si drejtuesi i automjetit. Të tre janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit, në lidhje me rastin që po trajtohet nga Njësia e Antidrogës.

Ndërkohë, rasti që lidhet me incidentin ndaj policit ka marrë një zhvillim të ri. Pas analizimit të provave dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ai është rikualifikuar nga “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” në “Sulm ndaj personit zyrtar”. Behrami është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com