Media italiane për Amir Rrahmanin: Gol spektakolar

0%

Skuadra e futbollit Napoli mori një fitore të thellë, me rezultat 6:2 ndaj Arisit nga Selaniku në një miqësore spektakolare. “Napoli kaloi në avantazh në minutën e 19-të, me një gol spektakolar të Rrahmanit, i cili shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca”, ka shkruar media italiane “Fantacalcio”. Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani u paraqit 70 minuta, duke treguar lojë të mirë.

Sidomos goli i tij nga 22-23 metra në këndin e epërm të djathtë, mahniti të gjithë..

Burimi: Bota Sot