Metropoli i parë evropian po i shtrëngon seriozisht rregullat për

0%

Kryeqyteti i Francës, Parisi, po vendos rregulla të reja për përdoruesit e skuterëve elektrikë, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafikun urban. Sipas rregullave të reja, personat që lëvizin me skuterë elektrikë në rrugët e qytetit duhet të përdorin helmetë dhe të mbajnë jelek reflektues ose pajisje tjetër reflektuese.

Vendimi vjen në një kohë kur në Paris është rritur numri i aksidenteve ku përfshihen skuterët elektrikë. Autoritetet franceze synojnë që përmes masave të reja të rrisin dukshmërinë e përdoruesve të këtyre mjeteve, veçanërisht gjatë natës dhe në kushte me shikueshmëri të dobët.

Sipas rregullave, pajisjet reflektuese do t’i ndihmojnë drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që t’i dallojnë më lehtë personat që lëvizin me skuterë elektrikë. Ndërkohë, helmeta synon të ulë rrezikun e lëndimeve të rënda në rast të një përplasjeje apo rrëzimi. Shkelësit do të përballen edhe me gjoba financiare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mosmbajtja e helmetës dënohet me 135 euro, ndërsa për drejtimin e skuterit pa jelek reflektues ose pajisje tjetër reflektuese parashihet një gjobë prej 35 eurosh. Autoritetet e Parisit synojnë që masat e reja të shërbejnë si një mjet parandalues dhe të ulin numrin e aksidenteve.

Skuterët elektrikë janë bërë gjithnjë e më të pranishëm në kryeqytetin francez, por përdorimi i tyre ka sjellë edhe shqetësime për sigurinë e drejtuesve, këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Burimi: Telegrafi