Kate Moss dhe vajza e saj, Lila Moss, dëshmuan se bukuria dhe stili kalojnë nga një brez në tjetrin, teksa shijuan diellin mesdhetar në brigjet e Formenterës të martën.
Supermodelja 52-vjeçare dukej mahnitëse me një kostum banje të zi me dekolte të hapur, ndërsa së bashku me vajzën e saj 23-vjeçare u nisën për një shëtitje me varkë, në shoqërinë e disa mikeve gjatë pushimeve verore në ishullin spanjoll.
Ikona e modës e kombinoi kostumin e banjës me bizhuteri të arta dhe byzylykë me rruaza, ndërsa më pas tregoi aftësitë e saj të shkëlqyera në zhytje, duke u hedhur me elegancë në det.
Lila, 23 vjeçe, ekspozoi format e saj në një bikini të kuq me motive paisley, teksa në udhëtim iu bashkuan edhe modelet Ruby Lyn dhe Olivia Neill, si dhe mikja e ngushtë e Kate, Rose Ferguson, e cila është edhe kumbara e Lilas. Kate Moss, Lila Kate dukej e relaksuar teksa pushonte në varkë, përpara se të zhytej në ujërat e Mesdheut për një not freskues. Edhe Lila e ndoqi të ëmën në det.
Më vonë, modelja 52-vjeçare veshi një palë pantallona të shkurtra prej xhinsi dhe një jelek të zi dantelle, ndërsa grupi lëvizte mes varkës dhe bregut. Kate Moss
