Skënderbeu fiton derbin! Skënderbeu ka fituar me rezultatin 1-0 miqësoren ndaj Pogradecit, që u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Gjorgj Kyçyku”. Një gol i Velichkovskit në pjesën e parë, ka vulosur derbin e juglindjes, duke i dhuruar fitoren skuadrës korçare.
Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve për të dy ekipet dhe luftës sportive, ku nuk munguan as kartonët e verdhë, rezultatin mbeti i pandryshuar dhe në këtë mënyrë Skënderbeu fiton përfundimisht 0-1 derbin.
Burimi:
Bota Sot
