– Qytetarët 74 ditë në revoltë, mesazhet e forta përmes pankartave: Bulevardi flet! Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në kuadër të protestës së 74-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe këtë mbrëmje, protestuesit kanë përcjellë mesazhe përmes pankartave, duke shprehur qëndrimet dhe pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.
“Qëndroni të bashkuar, mos u lëkundni” është një prej mesazheve kryesore, përmes të cilit protestuesit bëjnë thirrje për unitet dhe vijimin e qëndresës. Pankarta nga protesta në Tiranë Në një tjetër pankartë shkruhet: “Ju përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë”, duke shprehur kritikë ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, mesazhe të tjera të përcjella nga protestuesit janë: “74 ditë, ditët kalojnë, ne qëndrojmë” dhe “74 ditë, bulevardi flet”. Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehen të vendosur për të vazhduar qëndrimin e tyre kundër qeverisë.
