Si ta freskoni dhomën e gjumit pa ventilator? Ju duhet vetëm një send

0%

Për shkak të temperaturave të larta shumë njerëz po hasin në vështirësi për të fjetur gjatë natës. Nuk ka shumë gjëra më të bezdisshme se sa të ndjesh nxehtësi dhe të qëndrosh i parehatshëm në shtrat ndërsa përpiqesh të flesh. Nxehtësia mund t’ju bëjë të ndiheni të djersitur dhe të parehatshëm, ndërsa përpiqeni vazhdimisht të gjeni një pozicion të përshtatshëm për të fjetur.

Shumë njerëz përdorin ventilatorë elektrikë për të freskuar ajrin në dhomën e gjumit, por ata mund të jenë të zhurmshëm dhe të kushtojnë për t’u mbajtur ndezur. Ventilatorët gjithashtu mund të qarkullojnë pluhur dhe polen, duke e bërë dhomën edhe më të rënduar. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë tjetër për ta freskuar dhomën e gjumit pa përdorur ventilator.

Dhe për këtë ju nevojitet vetëm një peshqir banjoje. Kanali në YouTube Clever Hacks rekomandon vendosjen e një peshqiri të lagur pranë dritares së dhomës së gjumit gjatë natës, duke thënë se kjo metodë “i ka ndihmuar shumë” gjatë motit të nxehtë. Ata rekomandojnë ta varni peshqirin e lagur në dritare gjatë mbrëmjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Lagështia do ta bëjë dhomën dukshëm më të freskët menjëherë”, thuhet në këshillën e tyre. Dritaret mund të nxehen gjatë gjithë ditës nga rrezet e diellit, veçanërisht kur temperaturat janë të larta. Edhe ajri pranë dritares ngrohet dhe mund të mbetet i bllokuar brenda dhomës. Kur mbyllni perdet gjatë natës, ajri i ngrohtë mbetet i izoluar brenda.

Peshqiri i lagur ndihmon në ftohjen e ajrit përmes avullimit të ujit. Kjo mund ta freskojë ajrin përpara se të hyjë në dhomë dhe, si rezultat, ta bëjë dhomën e gjumit më të freskët dhe më të rehatshme për një gjumë më të mirë gjatë natës. Si ta mbani dhomën e gjumit të freskët gjatë natës Lagni peshqirin Mbushni një lavaman ose një tas me ujë të ftohtë dhe lagni lehtë peshqirin.

Shtrydheni mirë në mënyrë që të mos jetë i qullët. Nëse peshqiri është tepër i lagur, ajri do ta ketë më të vështirë të kalojë përmes tij. Vendoseni pranë një dritareje të hapur Merreni peshqirin e lagur te një dritare e hapur. Mund ta varni përpara dritares, në mënyrë që të duket si një perde, ose ta vendosni mbi parvazin e dritares.

Mund ta përdorni edhe te dera Edhe nëse nuk ka erë ose qarkullim të madh ajri, peshqiri i lagur mund të ndihmojë në freskimin e ajrit. Mund të vendosni gjithashtu një peshqir të lagur mbi një derë. Lagejeni përsëri kur të thahet Kur peshqiri të thahet, thjesht lageni përsëri me ujë. Në këtë mënyrë, dhoma e gjumit mund të bëhet më e freskët dhe më e rehatshme për të fjetur.

Burimi: Telegrafi