“Ethe” gushti

0%

1. Si?Nuk më besoni? Po e lë veten në krahët e qefit M’u arratis shpirti nga trupi. Dilni e më shihni! Nuk mbahem shendit Sado që jam plak,nuk pyes nga turpi. Çfarë,nuk besoni dhe jini të mëdyshur? Dhe ç’lexoni e mirrni si sajim? Më erdhi,o miq,syri i ndritur Dhe bashkë me të shkuan në”vidhimë”.

Me të jam dhe kam vënë krahë si dragua Dhe nuk ia kam asnjeriu për pesë Mos më dilni përpara mua Se për dashuri kam “licencë”. 2. Mbas dekadash I them asaj:- Mos je ajo? Ajo që njoha dikur, Unë jam, por çfarë do? Se kemi vite pa u parë,qëkur… Sa po çuditem! Çuditem shumë që po ju shoh! Si nuk e sheh që gati po lajthitem? -Moj, a ke sy apo jo?

Po ti dikur as nuk më the gjë Mos do ta shpija mendjen,vallë? Duhet ta vije re që ç’ke me të Dhe e putha me mall. Oh,bëri,sikur ra në korent -Po ti,atëherë,ku e kishe gojën? Eh, sa kohë ka ikur,”belbacak” i shkretë! Dhe puthjet s’e mbajnë dot”ojën”. 3. Dhe i thashë Dhe i thashë:- Je e mrekullueshme! Ndaj dhe unë të dua. Pa më zuri”gjarpërushka” Më “kafshoi” mua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eh,se ç’vajti në atë vapëgushti Veç pse thashë dy fjalë. As që pyetëm më nga turpi Të zhytur në mall. Me të mundem,edhe rrokem Si dy “axhamijë” Dhe këndellem e gëzohem Sado jam kokëthinjë. 4. TI Ti je dhe parfumi,dhe aroma E bukur je si një yll! Zura t’i putha ato buzë të njoma Që mbanin erë trëndafil. Ke një dlirësi që të bën për vete Buzëqeshjen të kripur dhe pak të druajtur.

Ti sikur ke ardhur nga të tjerë planete Ndaj,kush të sheh, bëhet si i luajtur O.”Ethet e gushtit” janë të rënda për një plak Por ti je aq e bukur,e gjitha si një dremitje Më”lojtën burgjitë”,u ktheva çunak Se je aq e magjishme si një xhinde. 5.ATO Çdo emër si një shtrëngim zemre Asnjë prej tyre nuk veçoj. Ah,sa e madhe është bota e një femre! Dhe asnjërën prej tyre nuk harroj.

Secila prej tyre kishte sharmin e vet Dhe aromën e veçantë kishte secila Me to është mbushur plot imja jetë Ndaj për to flas me superlativa. Kështu po shkruaj,se e meritojnë Të veçosh,ndonjërën, bën mëkat. Flas për femra që dinë të dashurojnë Dhe akujt nuk dua t’i hyjë në hak.

I kam dashur se diçka në zemër kam ndierë Dhe ndjenja,mes nesh,ka qenë reciproke Çdo njërën prej tyre e kujtoj si vlerë Dhe nuk lë vend fare për ekuivoke. Tiranë,

Burimi: Bota Sot