Lëndohet motoçiklisti në Gjilan, u përplas me veturën

0%

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në qytetin e Gjilanit. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i motoçikletës. Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Sipas tij, motoçiklisti është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, hetuesit policorë të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimin për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com