Bujar Pllana transferohet te Grasshoppers

0%

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Bujar Pllana, është transferuar te Grasshoppersi i Zvicrës. Klubi zviceran ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 24-vjeçar, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare, të vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Pllana te Grasshoppers do të mbajë fanellën me numrin 44, ndërsa në klubin e ri vjen nga skuadra polake Lechia Gdansk.

Grasshoppers e përshkruan Pllanën si një qendërmbrojtës të kompletuar, me aftësi të forta fizike dhe teknike, duke e konsideruar atë një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv. Pas transferimit, Pllana ka shprehur kënaqësinë për aventurën e re. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Që nga fillimi u binda nga projekti dhe gjatë bisedimeve e ndjeva menjëherë besimin.

Mezi pres të luaj për herë të parë para tifozëve tanë”, ka deklaruar Pllana.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot