Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

0%

Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë Ballkanin. Ai u takua për herë të parë në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa më pas deklaroi se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e tensionuar edhe më tej situatën në rajon, shkruan politico.

Reagimet nga Prishtina dhe Beogradi Reagimi nga Kosova erdhi pothuajse menjëherë. Nga një prej rrugëve kryesore të Prishtinës u hoq një pankartë e madhe me ngjyrat blu dhe të verdha, me mbishkrimin “Free Ukraine”, e vendosur që nga viti 2022.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ndjen keqardhje për “popujt që përballen me luftë, dhunë dhe përndjekje”, por shtoi se “respekti duhet të jetë i ndërsjellë”. Pas vizitës, Vuçiq kërcënoi se Serbia do ta devijojë fizikisht rrjedhën e lumit Ibër, si kundërpërgjigje ndaj prishjes së shtëpive në pronësi të serbëve në bregun e një liqeni akumulues në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës” – reagime të forta në Moskë pas vizitës së Zelenskyt në Serbi Një veprim i tillë do ta thante liqenin që furnizon me ujë pjesën më të madhe të Kosovës dhe përdoret për ftohjen e termocentralit më të madh të vendit. Ndërkohë, në rrjetin social X u përfshinë në një debat publik ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit e akuzoi Serbinë se jeton në një “flluskë politike” dhe mohon faktin se “Serbia e ka humbur Kosovën shumë kohë më parë”. Pavarësia e Kosovës Kosova, me shumicë shqiptare, gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX ishte një provincë jugore e Serbisë.

Pas dekadash represioni, që i hoqën të drejtat e gjera politike të periudhës së Jugosllavisë, në vitet 1998 dhe 1999 shpërtheu konflikti i armatosur. Ndërhyrja ushtarake tremujore e NATO-s i zmbrapsi forcat serbe, ndërsa Kosova u vendos nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Pavarësia u shpall në vitin 2008 dhe deri më tani është njohur nga më shumë se 100 shtete, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën Kosova është gjithashtu kandidate potenciale për anëtarësim në BE dhe kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpesh e përdor statusin e Kosovës si argument për të justifikuar pushtimin e Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se “me keqardhje” i ka marrë në dijeni qëndrimet e Zelenskyt.

Ai shtoi se një retorikë e tillë të kujton “përpjekjet e Rusisë për t’iu referuar Kosovës si precedent”. Çfarë fshihet pas kësaj? Shtrohet pyetja se përse lideri ukrainas vendosi të merret me marrëdhëniet e ndërlikuara në Ballkan. Përgjigjja ndoshta lidhet me armatimin.

Serbia vazhdon të prodhojë sasi të konsiderueshme të municioneve të kalibrit sovjetik, të cilat Kievi nuk mund t’i sigurojë nga aleatët perëndimorë, pasi ata përdorin standardet e NATO-s. Ushtria ukrainase ende mbështetet në masë të madhe te obusët e rëndë dhe tanket e epokës sovjetike, të cilat janë thelbësore për luftimet në Donbas.

Pavarësisht qëndrimit të tij pro-rus, Vuçiqi duket se është i gatshëm t’ia furnizojë në mënyrë diskrete këtë municion Kievit.

“Ukraina është në një situatë ku nuk mund të merret me asgjë tjetër përveç nevojave të saj më urgjente, ndërsa Vuçiqi për momentin është më i rëndësishëm për të”, shpjegoi Florian Bieber, drejtues i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit.

Manovra e Vuçiqit drejt Brukselit Afrimi i Vuçiqit me Zelenskyn mund të jetë gjithashtu një përpjekje për të zbutur kritikat nga Brukseli. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian së fundmi dënuan dhunën gjatë protestave kundër qeverisë në Serbi dhe paralajmëruan për “rrënimin e standardeve demokratike”.

Zelensky në Beograd: Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën “Ai shpreson që në muajt e ardhshëm të marrë më pak kritika për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta, ose të paktën simbolikisht më të afërta, me Zelenskyn.

Vuçiqi po e bën këtë për të forcuar pozitën e tij përballë BE-së, në prag të zgjedhjeve të mundshme në vend”, vlerëson Bieber, i cili drejton Qendrën për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit. Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës prej kohësh e kanë paraqitur atë si një rast unik, dhe jo si model për të tjerët.

Megjithatë, rrethanat e shkëputjes së Kosovës nga Serbia vazhdojnë të jenë objekt debati, veçanërisht në mesin e vendeve anëtare të BE-së, si Spanja dhe Qiproja, të cilat përballen me lëvizje të tyre separatiste dhe refuzojnë ta njohin Kosovën.

“Në varësi të anës që mbështetni në këtë mosmarrëveshje, do të keni edhe një këndvështrim të ndryshëm për atë se çfarë nënkupton pavarësia e Kosovës për konfliktet dhe mosmarrëveshjet e tjera territoriale në mbarë botën”, përfundoi Bieber.

Burimi: Telegrafi