Në arrati pas plagosjes, i dyshuari nga Istogu shfaqet i armatosur

0%

Vezir Haziraj nga Istogu, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës, vazhdon të qëndrojë në arrati. Ai së fundmi ka publikuar video në rrjetet sociale, ku shihet i armatosur me armë, duke sfiduar hapur organet e rendit. Haziraj dyshohet se po refuzon të dorëzohet te autoritetet, ndërsa kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë.

Ai dyshohet se ditë më parë ka plagosur me armë zjarri një person në fshatin Orrobërdë të Istogut. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa Policia po vazhdon veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com