Pollozhani: Duam të fitojmë dhe të vazhdojmë më tej

0%

Sot, në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, skuadra e Shkëndijës mbajti konferencën zyrtare për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër skuadrës skoceze Hibernian. Ndeshja do të zhvillohet nesër në stadiumin më të madh të vendit, me fillim nga ora .

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Skoci, përfundoi me humbjen e tetovarëve 2:1, por ky rezultat nuk konsiderohet aspak si një moment negativ. Shkëndija tregoi edhe në transfertë se ka kapacitet të përballet me kundërshtarin cilësor, dhe kjo është një motiv shtesë për futbollistët e drejtuar nga Pollozhani në ndeshjen e nesërme. “Ka qenë një javë e vështirë për ne.

Patëm një ndeshje të vështirë në Skoci, më pas u desh të ktheheshim në Shkup dhe të luanim kundër Vardarit. Jemi të lumtur që fituam para kësaj ndeshjeje të rëndësishme me Hibernianin. U përpoqëm të pushojmë disa lojtarë për ndeshjen e nesërme. Duam të fitojmë dhe të vazhdojmë më tej, në plej-of”, deklaroi trajneri Artim Pollozhani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Aleksander Trumçi, një nga lojtarët më të mirë të Shkëndijës në këtë periudhë. “Pas fitores kundër Vardarit, atmosfera është në nivel të lartë. Por, sapo përfundoi ndeshja, menjëherë u fokusuam te ndeshja me Hibernianin që na pret. Edhe në Skoci luajtëm mirë dhe ndoshta e merituam një rezultat më të mirë.

Shpresoj që nesër të tregojmë më të mirën nga vetja dhe të fitojmë”, shtoi Trumçi.

Burimi: Bota Sot