Ashtu si Vardari nga Shkupi, edhe Bashkimi nga Kumanova ka bërë ndryshimin e trajnerit. Pas vetëm dy javësh në sezonin e ri të PMFL-së, tashmë kemi dy ndryshime në stafet teknike. Fillimisht, Vardari, pas humbjes në derbin ndaj Shkëndijës, i dha fund bashkëpunimit me Kristian Fabianin.
Edhe Bashkimi i dha fund bashkëpunimit me Gajur Rexhepin, ndërsa në vend të tij është emëruar Shaban Sulejmani. “ KF Bashkimi 1947 ka arritur marrëveshje me trajnerin Shaban Sulejmani, i cili së fundmi ishte zëvendëstrajner te Rabotniçki. Ai ka përvojë te Liria e Prizrenit, ku kontribuoi në formimin e ekipit në Superligë, si dhe te Besa Dobërdolli, Gostivari dhe Spark nga Haraçina.
Klubi i uron mirëseardhje Shabanit dhe shpreson për një bashkëpunim të suksesshëm. Me marrëveshje të dyanshme, klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me Gajur Rexhepin, të cilit i falënderon për kontributin dhe i uron shumë sukses në të ardhmen” , thuhet nga kampi i skuadrës nga Kumanova.
Bashkimi ka pasur një start katastrofik në sezonin e ri, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, me një diferencë golash prej .
